Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore
 

 

RRJETET DHE KOALICIONET KU MARRIM PJESE

 

QNL është anëtare e katër rrjeteve dhe një koalicioni si vijon:

  • Rrjeti kundër dhunës gjinore dhe trafikimit, që përbëhet nga pesë organizata jofitimprurëse, me mision fuqizimin e gruas nëpërmjet ofrimit të shërbimeve për gratë e dhunuara dhe pa të ardhura të mjaftueshme.

  • Rrjeti i shërbimit ligjor falas, ku bëjnë pjesë 5 organizata që ofrojnë shërbime ligjore falas për shtresa të ndryshme të popullatës, secila një kategori të  veçantë, duke evituar  mbivendosjen.

  • Rrjeti antikorrupsion i shoqërisë civile, ky rrjet është një bashkim masiv i OJF-ve të vendit për të ndërmarrë aksione në luftën kundër korrupsionit, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.

  • Rrjeti për të drejtat e njeriut, në këtë rrjet janë bashkuar 7 (shtatë) OJF të cilat monitorojnë zbatimin e të drejtave të njeriut.

  • Koalicioni ?Këshillit Kombëtar të Gruas? ky është një grupim i gjërë i lëvizjes së gruas, me 38 organizata të grave, të cilat janë bashkuar për të lobuar e promovuar barazinë gjinore dhe të drejtat e grave

  • Rrjeti Ballkanik për të Drejtat e Njeriut , në të cilin bëjnë pjese 48 organizata nga vendet e Ballkanit. Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje- Hercegovin, Mali i zi, Kroaci me fokus të punës së tyre të drejtat e njeriut.

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009