Aktivitetet
kryesore
Ndihmë ligjore për grupet
në nevojë, në veçanti, për grate e dhunuara nga dhuna e ushtruar
në familje ose jashtë saj, për gratë e trafikuara si dhe për
gratë e varfra; përmes këshillimeve ligjore, redaktimit të
akteve, përfaqësimit të tyre në Gjykatë ose kur është rasti,
përpara institucioneve publike a private.
Avokatët e Qendrës janë anëtarë të Dhomës së Avokatisë, Tiranë.
-
Ndihmë psikosociale si shërbim ndihmës për të gjithë
personat që kërkojnë ndihmë ligjore pranë Qendrës, si dhe
stafit të saj.
-
Veprimtaria monitoruese e organeve të drejtësisë me qëllim
përmirësimin e zbatimit të ligjeve dhe praktikave të
ndjekura në sistemin e Drejtësisë, në dobi të qytetarëve, në
mënyrë të veçantë grave dhe vajzave që përballen me dhunën
me bazë gjinore.
-
Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe projektligjeve parë në
prespektivën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive
kushtetuese, si dhe në perspektivën gjinore.
-
Përgatitje e raporteve: raporte alternative ose raportesh
hije për çështje të ndryshme. Qendra jonë është bashkautore
në raportin alternativ të OMCT-së për zbatimin e Konventës
së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës.
-
Nisma ligjore qytetare, me qëllim përmirësimin e kuadrit
ligjor dhe praktikave institucionale, si dhe bashkëpunimi me
organizata të tjera për këto veprimtari.
-
Veprimtaria për edukimin ligjor të qytetarëve me qëllim
ndërgjegjësimin e tyre publik, lidhur me gëzimin dhe
mbrojtjen e të drejtave të tyre Kushtetuese e ligjore.
TARGET GRUPET QË PËRFITOJNË NGA AKTIVITETI I QNL-SË
Komuniteti
-
Vajzat dhe gratë e varfëra dhe/ose të dhunuarat cilat
përfitojnë shërbime ligjore e psikosociale
-
Profesionistët e sistemit të drejtësisë, përfitojnë nga
bashkëpunimi ynë për trajtimin e problemeve dhe çështjeve
juridike, përmes praktikave gjyqësore dhe pjesëmarrjes në
trajnime.
-
Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë, përmes praktikave
dhe trajnimeve për pjesëmarrjen në skuadrat pro bono.
-
Organizata Jofitimprurëse që punojnë në Shqipëri, të cilat
përfitojnë nga bashkëpunimi ynë dhe nga trajnimet me natyre
juridike.
-
Grupe të tjera të interesuara, janë nënat e reja dhe ato
shtatzënë; nënat kryefamiljare, anëtaret e familjeve
bujqësore; nxënësit, etj., që përfitojnë nga aktivitetet
për edukimin ligjor dhe ndërgjegjësimin e publikut.
|