Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore

Trajnime me përfaqësues të Zyrave të Shërbimeve Sociale

 

18.01.2010

Informacion mbi ecurinë e zbatimit të projektit “Rritja e aksesit të grave dhe vajzave  të dhunuara në sistemin e drejtësisë dhe një zbatim më i mirë i ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” përmes forcimit të Zyrave të Shërbimeve Sociale si një nga autoritetet kryesore përgjegjëse me përgjegjësi ligjore”

 

Bazuar në nenin 13 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës, ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, që kanë dijeni për ushtrimin e dhunës janë subjekte që legjitimohen për të paraqitur kërkesën për urdhër mbrojtje të një të mituri si edhe kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtje si në rastet kur viktima është madhor ashtu edhe në rastet e një viktime të mitur. Zyrat e shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima kanë një rol shumë të rëndësishëm edhe në procesin e të provuarit si edhe në zbatimin e vendimeve të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrit të mbrojtjes.

 

Nga raporti monitorues “Zbatimi i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, (Ligj nr.9669, datë 18.12.2006) përgatitur nga QNL për periudhën 30.04.2008-01.06.2009 rezultoi një rol i vakët i qendrave sociale pranë pushtetit vendor, për zbatimin  e këtij ligji. Këtë e dëshmoi fakti që nuk kemi konstatuar raste të paraqitjes në gjykatë të viktimave përmes këtyre subjekteve. Gjetjet e raportit u mbështetën në monitorimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e Urdhrave të Mbrojtjes/Urdhrave të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe rasteve të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare të mbështetura me ndihmë ligjore falas, nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL).

 

 

Me qëllim forcimin e rolit të zyrave të shërbimeve sociale në zbatim të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare ka organizuar trajnime me përfaqësues të këtyre zyrave gjatë muajit dhjetor 2009-janar 2010. Janë trajnuar:

 

1. Anila Tugu, Shefe e Ndihmës Ekonomike, Njësia nr.8;

2. Manjola Elezi, Shefe e Burimeve Njerëzore, Njësia nr.8;

3. Ariana Shutku, Specialiste, Njësia Bashkiake nr.1;

4. Valbona Tolli, Specialiste, Bashkia Tiranë;

5. Fahri Vruzhi, Specialist Njësia Bashkiake nr.5, Tiranë;

6. Dylbere Sefaj, Përgjegjëse e Sektorit të Ndihmës Ekonomike, Bashkia Fushë Krujë;

7. Isa Kulici, Administrator shoqëror Njësia Bashkiake nr.2

8. Ludmira Bozgo, Administratore Sociale, Njësia Bashkiake nr.1;

9. Elisabeta Shkurti, Punonjëse Sociale, Shoqata “Për Gratë dhe Fëmijët”, Qendra Kombinat;

10. Feride Latifi, Punonjëse Sociale, Shoqata “Për Gratë dhe Fëmijët”, Qendra Kombinat;

11. Genc Hakrama, Administrator, Njësia Bashkiake nr.6;

12. Ani Llakaj, Specialiste, Shërbimi Social Bashkia Tiranë;

13. Dhurata Kadare, Specialiste Bashkia Tiranë

14. Enkelejda Kallajxhi, Specialiste Bashkia Tiranë;

15. Rudina Kazazi, Specialiste, Bashkia Tiranë;

16. Gladiola Musabelliu, Shefe Sektori, Bashkia Tiranë, Programet Sociale;

17. Anikla Cela, Administratore Shoqërore, Njësia Bashkiake, nr.6;

18. Erjola Hodo, Administratore Shoqërore, Njësia Bashkiake nr.6;

 

Disa nga Cështjet që u trajtuan në trajnime janë:

  1. Rezultatet e monitorimit të zbatimit të Ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
  2. Rrjeti i autoriteteve shtetërore kundër dhunës në familje dhe detyrat e tyre: policia, organet e qeverisjes vendore, organet qendrore;
  3. Urdhërat mbrojtës dhe urdhërat e menjëhershëm të mbrojtjes. Aspekte materiale dhe proceduriale. Probleme të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës për urdhërat mbrojtës;
  4. Aftësimi i pjesëmarrësve për përgatitjen e kërkesë-padive për lëshimin e Urdhrave Mbrojtës. Shpërndarja e një kazusi dhe ndarja e pjesëmarrësve në grupe;        
  5. Detyrat e njësive të qeverisjes vendore (bashkive dhe komunave). Sektorët e Shërbimeve Sociale të Njësive Vendore;
  6. Roli i zyrave të shërbimeve sociale në mbrojtje të viktimës së dhunës në marrëdhëniet familjare;
  7. Roli i zyrave të shërbimeve sociale në lidhje me zbatimin e urdhrit të mbrojtjes/urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes;

Trajnimet shërbyen për të vendosur një bashkëpunim të mirë midis përfaqësuesëve të zyrave të shërbimeve sociale dhe Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, i cili pritet të konkretizohet me mbështetje ligjore falas në rastet e dhunës në familje të evidentuara dhe të mbështetura nga përfaqësuesit e këtyre zyrave.

 

9 trajnime priten të zhvillohen gjithsej në kuadrin e zbatimit të këtij projekti me përfaqësues të zyrave të shërbimeve sociale pranë Bashkisë Tiranë dhe Njësive Bashkiake.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009