|
|
|
|
MISIONI
YNË
Mbështetja, ndihma dhe edukimi ligjor i njëriut, me përparësi
gratë dhe vajzat, me qëllim që të rritet aksesi i tyre në
institucionet publike e në mënyrë të veçantë, në sistemin e
drejtësisë, përmes:
-
Ofrimit të
shërbimeve ligjore dhe psikosociale, falas, për viktimat e
dhunës në familje dhe veprave të tjera të dhunshme, si dhe
për shtresat në nevojë.
-
Edukimit ligjor,
me qëllim njohjen dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të
Njeriut, të parashikuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare
dhe ligjet.
-
Advokatësisë dhe
lobimit për demokratizimin e sistemit të drejtësisë dhe
rritjen e efektivitetit të tij, duke studiuar, monitoruar
dhe përgjithësuar përvojën e praktikat më të mira në
drejtësi.
-
Ndërmarrjes dhe
mbështetjes së nismave për përmirësimin e legjislacionit si
dhe për lobimin e projektligjeve dhe të politikave
shtetërore, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Njeriut,
me vështrim të veçantë barazinë gjinore, luftën kundër
dhunës në familje, kundër korrupsionit dhe trafikimit të
qenieve njerëzore, duke synuar përqasjen e tyre të plotë me
standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe të drejtën e
Bashkimit Evropian.
|
|