HOME
 Aktivitetet
Aktivitetet

 

1. QAG, gjatë periudhës 1998-2003, ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë për 1170 gra të varfra dhe të dhunuara. Prej tyre, 563 kanë përfituar këshillim ligjor ose redaktim të akteve ligjore, kurse për 607 të tjera, nga avokatet e Qendrës janë ndjekur të gjitha procedurat gjyqësore dhe administrative deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes së tyre.

2. QAG ka ofruar mbeshtetje emocionale per grate e varfra dhe/ose te dhunuara nëpërmjet këshillimit psikosocial drejtpërdrejt ose me telefon, në familje ose në grup. Për të njëjtën periudhë janë zhvilluar 821 seanca për mbështetjen emocionale të klienteve.

3. Ndermjetesimi per permiresimin e legjislacionit dhe mirefunksionimin e organeve te drejtesise, ka qenë një nga përparësitë e QAG-së.
-QAG ka dhënë ndihmesë në hartimin e paketës ligjore për krijimin dhe funksionimin e organizatave jofitimprurëse
-ka studiuar dhe ka prezantuar pranë komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë,amendamente lidhur me projektkodin e Familjes, projektligjin mbi Avokatinë, projektligjin ”Për një shoqëri gjinore të barabartë” etj.
-Ka ofruar ekzpertizë për trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, si dhe për stafin e Akademisë së Rendit Publik në Tiranë, lidhur me veprat penale të trafikimit të qënieve njerëzore dhe të dhunës në familje.
-Ka zhvilluar monitorimin e veprimtarisë së administratës gjyqësore në gjykatën e Shkallës I-rë dhe të Apelit, Tiranë, si dhe ka paraqitur rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës.
-Ka studiuar praktikën e ndjekur për lidhjen e martesave të shtetasve shqiptarë me të huaj, duke sugjeruar edhe rekomandimet përkatëse përpara organeve kompetente për përmirësimin e procedurave.
-Çdo vit, pranë QAG-së është mundësuar kryerja e praktikave mësimore për grupe të studentëve të Fakultetit të shkencave sociale dhe të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

4. Për edukimin ligjor të publikut, QAG ka bashkëpunuar për publikimin e disa punimeve (më hollësisht i gjeni tek zëri publikime).
-Eksperte të Qendrës kanë zhvilluar biseda të shumta në aktivitetet e organizuara si dhe në median elektronike, për edukimin ligjor të grave dhe vajzave. Mjaft artikuj janë botuar në shtypin e përditshëm.

5. Rritja e bashkepunimit me organizata te tjera. Një sërë veprimtarish janë kryer në bashkëpunim me organizata të tjera jofitimprurëse, me institucione publike dhe institucione ndërkombëtare. Qendra bën pjesë edhe në disa rrjete (shih tabelën përkatëse).



Mbi aktivitetet e zhvilluara per implementim e projektit:
“Monitorimi i Projektligjeve nga Shoqeria Civile ne kendveshtrimin gjinor”.
Fituar nga QAG
Financuar nga Fondacioni Soros (OSFA)

Ne zbatim dhe me qellim realizimin e plote te projektit (Monitorimin e Projektligjeve), fituar nga Qendra Avokatore per Grate, financuar nga Fondacioni Soros, qendra jone ka zhvilluar disa aktivitete sidhe ka ndermarre disa nisma ne bashkepunim dhe me organizata te tjera jofitimprurese, per te mundesuar objektivat qe permban ky projekt.

Se pari, kemi organizuar tryeza te rrumbullakta me organizata te ndryshme ne forme diskutimesh, sugjerimesh dhe propozime rreth projekt ligjeve qe ndodhen ne parlament per miratim.
Kemi mbajtur kontakte te rregullta me Kuvendin e Shqiperise per informacion ne njohjen e plote te projekt ligjeve ne shqyrtim.
Mbi materialet e siguruara nga qendra jone, eshte punuar nga nje staf shume profesional juristesh, te cilet kane evidentuar, ne lidhje me keto projekte, kritikat, sugjerimet dhe kane bere propozimet e tyre konkrete, mbeshtetur ne kendveshtrimin gjinor.

Relacionet dhe propozimet tona ia kemi bere prezent ne menyre te vazhdueshme Komisioneve perkatese Parlamentare e per dijeni disa deputetëve, Kryetarit dhe N/nenkryetareve te Kuvendit te Shqiperise.

Konkretisht, disa nga projekt ligjet e monitoruara nga Qendra Avokatore per Grate jane si me poshte:
• Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7650, dt. 17.12.1992 “Per biresimet e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne kodin e familjes”.

• Per disa shtesa ne ligjin nr. 7973, dt. 26.07.1995 “Per koncensionet dhe pjesemarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture”.

• Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9062 dt. 08.05.2003 « Kodi i Familjes ».

• Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8950, dt. 10.10.2002 “Per Gjendjen Civile”

• Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7843, dt. 13.07.1994 “Per rregjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

• Konventa Europiane per mbrojtjen e individeve dhe perpunimin automatik te te dhenave personale. Ligji nr.8517, dt.22.07.1999 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

• Projekt-ligji “Per programet sociale dhe strehimin e banoreve te zonave urbane”

• Ligji nr. 9198, dt. 26.02.2004, “Per nje shoqeri gjinore te barabarte”.

• Ligji nr.9049, dt.10.4.2003 « Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive....”

• Ligji nr.8689, dt. 16.11.2000 « Per parandalimin e perhapjes se infeksionit Hiv/Aids ne Republiken e Shqiperise ».

• Projekt – ligjin “Për ratifikimin e Konventës Evropiane mbi Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme”

• Projekt – ligji për një ndryshim në ligjin nr. 8331 datë 21.04.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”

• Projekt – ligjin për një ndryshim në ligjin nr. 8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH”

• Mbi projekt ligjin per ratifikimin e Protokollit te 12 “Per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut”.

• “Per disa shtesa e ndryshime ne Kodin Penal te R.Sh.”

• Per ndryshime ne ligjin Nr.7682, dt.09.03.1993 ”Per Faljen dhe Amnistine”.
 

 

DEKLARATE PUBLIKE ! 

Duke u vene ne dijeni, nepermjet medias se shkruar dhe asaj elektronike, mbi situaten rrenqethese te nje familjeje ne Mallakaster te infektuar nga semundja e Aids-it, te per bere nga kater pjesetare, nder te cilet, gruaja sidhe nena e familjes kishte humbur jetes prej pak ditesh si rezultat i kesaj semundjeje, babai(kryefamiljari), ne gjendje shume te agravuar priste dita dites fundin e tmerrshem, dhe se fundi, 2 femijet e tyre te mitur te cilet perjetonin te terrorizuar « gjemen »  qe kish perfshire familjen e tyre.Ajo qe ishte mjaft evidente, qendron pikerisht ne kushtet apsolutisht te mjerueshme te kesaj familjeje, ku mungonin dhe mundesite me minimale te jeteses, pa folur pastaj per menyra apo mundesira trajtimi specifik, mjekimi, ndihme apo asistence mjekesore.Me vdekjen e gruas se shtepise, kjo familje qe abandonuar dhe lene ne erresire dhe nga komuniteti qe i rrethon sidhe nga te afermit e tyre, ndonese me nje humbje te tille, askush nuk kishte shkuar per t’i ngushelluar, per t’i ndihmuar apo qendruar prane, qofte dhe 2 femijeve te mitur e tashme pothuajse jetime, te pa perkrahur, te pambeshtetur dhe pa asnje ndihme apo trajtim nga ana e shtetit, por krejtesisht te harruar ne « strofkullen » e tyre !

E sikur e gjitha kjo te mos mjaftonte, na duhet te konstatojme e te vihemi perballe nje fakti mjaft shqetesues dhe delikat, sic eshte ai i « Shkeljes te se Drejtes se Privacys-it dhe te te Dhenave Personale», qe u jane mohuar ketyre femijeve te shfaqur publikisht, pa asnje lloj mbrojtjeje  apo rezervimi ne Media.  

Qendra Avokatore per Grate konstaton se, ky eshte nje dhunim apo mohim i hapur i nje te drejte kushtetuese te cilen e gezon cdo qytetar e ketij vendi, aq me teper te miturit ne kushte dhe rrethana te ndryshme qofshin keto dhe shendetesore. 

E drejta e rezervimit per te dhenat personale, eshte nje parim kushtetues i cili qendron ne krye te cdo pakete ligjore qe ka te beje me rregullimin dhe funksionimin e te gjithe sistemit te shendetesise ne vendin tone. Po keshtu, dhe ne ligjin per te drejten e informimit, te dhenat personale qendrojne ne hapesirat ligjore qe perfshin dhe justifikon e drejta per Privacy-n

QAG, u ben apel, duke dashur te sensibilizoje te gjitha organizatat jo qeveritare te shoqerise civile, te reagojne ndaj ketyre fakteve aspak te perkueshme per nje shoqeri te civilizuar.

 Njekohesisht, i bejme apel Ministrise se Shendetesise te zbatoje me mire ligjet ne fuqi sidhe te marre masa urgjente  per te forcuar sherbimin specifik per te gjithe personat e infektuar me Aids ne te gjithe vendin, vecanerisht ne zonat rurale dhe ne ato zona ku ka nivel shume te ulet ekonomik. Ministria e Shendetesise duhet te ushtroje kontrolle te vazhdueshme dhe te nderhyje me masa konkrete per te permiresuar situaten.

Qendra Avokatore e Grave i kerkon autoriteteve shteterore te bashkepunojne me mire me shoqerine civile per te siguruar rritje te nivelit te kultures e te edukimit shendetesor ne zonat rurale dhe ne familjet ne nevoje.

Qendra Avokatore per Grate i kerkon qeverise shqiptare te jete me transparente per masat e vazhdueshme qe ajo ndermerr per mbrojtjen e te drejtave kushtetuese qe u njihen qytetareve te Republikes se Shqiperise, sic jane:

E Drejta per te Jetuar, E Drejta per t’u Kuruar, sidhe E Drejta e Privacy-it per te Dhenat Personale, aq me teper kur behet fjale per te Dhena Personale te te Miturve, te cilet sipas mendimit tone duhet te gezojne nje status dhe nje mbrojtje te vecante nga Shteti Shqiptar.

 

Rekomandime per permiresimin e ligjit “ Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore” 

Qendra Avokatore per Grate vazhdon te punoje per plotesimin e njerit prej qellimeve te saj: Advokaci dhe lobim ne organet legjislative dhe vendimmarese per te mbeshtetur dhe nxitur zhvillimin e grave dhe per te siguruar mundesi te barabarta per to ne cdo fushe. Se fundmi QAG ka bashkepunuar me Komisionin e Ligjeve te Punes dhe Ceshtjeve Sociale per permiresimin e projektligjit “ Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore” Ky ligj kerkon te percaktoje kriteret, rregullat, procedurat dhe standartet e mbrojties shoqerore me qellim plotesimin e nevojave jetike te familjeve apo personave me aftesi te kufizuar me qellim zbutjen e varferise dhe integrimin e tyre nepermjet nje sistemi nderhyrjesh e sherbimesh te pershtatshme per permiresimin e jetes se tyre.

QAG nepermjet nje tryeze te rrumbullaket e grup ekspertesh te fushes perkatese, diskutoi mendimet e tyre profesionale duke pergatitur raportin perfundimtar te rekomandimeve. Ne deshirojme te theksojme se ky bashkepunim eshte nje tregues I punes profesionale dhe te sukseshme te QAG.


PROJEKTE TE TJERA

Deklarate per femijet dhe vetvrasjen - Shkarko Dokumentin Word
Deklarate Publike per Studentet - Shkarko Dokumentin Word
Për Barazinë Gjinore në Shoqëri - Shkarko Dokumentin Word