QAG
ka një dokumentacion të plotë i cili ruan në
”Kujtesën e saj”, aktivitetin e kryer në
të gjitha aspektet.
Aktualisht, Qendra ka arkivuar 631 dosje që dëshmojnë
punën e kryer për të gjitha çështjet
gjyqësore që janë ndjekur nga avokatet.
Ky dokumentacion mund të shërbejë si bazë
edhe për të kryer studime me karakter statistikor dhe
problemor në fushën e të drejtës familjare
e penale. Sidoqoftë, për vjeljen e të dhënave
respektohet Privacy e klienteve të Qendrës.
Pranë
Qendrës janë arkivuar studimet e kryera, materialet
e konferencave ku kemi marrë pjesë dhe dokumente të
tjera që janë krijuar gjatë bashkëpunimeve
me organizata e institucione të ndryshme.
Qendra ruan
të plota Fletoret Zyrtare të Republikës së
Shqipërisë dhe revista të tjera ligjore.
Pranë
Qendrës do të gjeni të plota të gjitha numrat
e revistës që ajo publikon: ”Ligji-mundësi
zhvillimi për gratë”.
Qendra disponon
edhe një bibliotekë modeste me literaturë të
fushës së drejtësisë dhe të barazisë
gjinore në shqip dhe në gjuhë të tjera.