Qendra Avokatore
per Grate (QAG) eshte nje organizate shqiptare
jo-fitimprurese, me seli qendrore ne Tirane, e krijuar në
Nentor 1997. Nga viti 2001 një degë e Qendrës funksionon
edhe ne qytetin e Shkodres.
QAG
funksionon si qender sherbimesh ligjore dhe psiko-sociale për
gratë e dhunuara ose të varfra. Keto sherbime ofrohen
FALAS.
Vizioni
i QAG:
“Ligjshmeria mjet zhvillimi per grate dhe vajzat”
Misioni
i QAG :
“Rritja e aksesit te grave dhe vajzave ne sistemin ligjor
dhe te drejtesise nepermjet:
-Ofrimit te sherbimit ligjor, i shoqeruar me mbeshtetje psiko-sociale
falas, per grate dhe vajzat e varfëra dhe/ose te dhunuara.
-Pjesemarrjes ne hartimin e projektligjeve dhe te politikave shteterore,
mbeshtetur ne barazine gjinore.
- Ndermjetesimit per demokratizimin dhe përmirësimin
e sistemit te drejtesise, nepermjet studimeve, monitorimeve dhe
pergjithesimeve te praktikave me te mira ligjore.
Struktura
e QAG:
-Bordi i Drejtoreve
-Drejtoresha Ekzekutive
-Sektori i ndermjetesimit per permiresimin e legjislacionit dhe
mirefunksionimin e organeve te drejtesise.
-Sektori i sherbimit ligjor
-Sektori psiko-social
-Sektori i shkrimit dhe i menaxhimit te projekteve
-Sektori i ndihmes ligjore per organizatat jo-fitimprurese (ky
sektor, ka funksionuar përkohësisht në periudhën
2001-2003).
Ekspertiza:
QAG ofron një ekspertizë të kualifikuar në
disa drejtime:
- në fushën e të drejtës civile e në
veçanti familjare, si dhe në fushën penale.
-në përkatësinë gjinore si element i ligjshmërisë.
-për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në
familje.
-për këshillimet psikosociale në grup dhe në
familje.
-ekspertizë përmes studimeve dhe monitorimeve të
legjislacionit dhe të politikave për mundësi të
barabarta.
-Stafi i QAG ofron edukim ligjor të publikut dhe trajnime
në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e legjislacionit.
----------------------------------------------------
N J O F T I M
Njoftojmë
për një ndryshim në qëllimet dhe emrin e Qendrës
Avokatore për gratë.
Në përputhje me vizionin e organizatës Bordi Drejtues,
me vendimin e tij të dt. 08.11.2004, vendosi ndryshimin duke
zgjeruar misionin e Qendrës, e cila merr një emër
të ri. Pas përfundimit të proçedurave të
regjistrimit pranë Gjykatës së rrethit Tiranë,
Qendra Avokatore për Gratë merr emrin:
“QËNDRA
PËR NISMA LIGJORE DHE QYTETARE”
Misioni i
QNL do të jetë:
Qendër që synon rritjen e aksesit qytetar për nisma
ligjore nëpërmjet:
• ofrimit
të shërbimeve ligjore dhe psikosociale për shtetasit
e varfër dhe veçanërisht për gratë.
•
marrjes pjesë dhe udhëheqjes së nismave qytetare
për përmirësimin e legjislacionit
• pjesëmarrjes në hartimin e projektligjeve dhe
të politikave shtetërore mbështetur në barazinë
gjinorë
• ndërmjetësimit dhe lobimit për rritjen
e efiçiencës dhe demokratizimit të sistemit të
drejtësisë nëpërmjet studimeve, monitorimeve
dhe përgjithësimeve të praktikave më të
mira ligjore.