|
|
|
BOTIME
 |
Revista
profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"
Revista
profesionale ligjore, ?Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë?,
nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë
cështjeve të ligjit e të drejtësisë lidhur ngushtë me
problemet e trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në
familje si dhe aspekteve të tjera të barazisë gjinore. Kjo
revistë ofron mundësinë që punonjësit e organeve të
drejtësisë të njihen me legjislacionin evropian dhe me
praktikat gjyqësore të gjykatave ndërkombëtare e të vendeve
demokratike më të përparuara, në lidhje me këto cështje... |
 |
Organet e Drejtesise ne
Lufte kunder Korrupsionit
Ky raport
është rezultat i një pune monitoruese dhe është përgatitur
në kuadrin e zbatimit të projektit ?Rritja e aksesit dhe
besimit të shtetasve në organet e drejtësisë përmes zbatimit
me efektivitet të legjislacionit shqiptar, si mjeti më i
rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit?. Monitorimi
evidentoi praktikat e ndjekura nga Prokuroria dhe Gjykata e
rretheve Tiranë, Shkodër e Vlorë në gjykimin dhe goditjen e
veprave penale që lidhen me korrupsionin gjatë viteve
2004-2006. |
 |
"Monitorimi i vendimeve
të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë
për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e
qenieve njerëzore"
Botim dy gjuhësh shqip-anglisht
Tiranë, 2005
Ky publikim pasqyron gjithë analizën dhe konkluzionet e
arritura nga monitorimi i legjislacionit shqiptar, si dhe
nga ai i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore
Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet
që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore. Konkluzionet e
rekomandimet e grupit të punës i janë nënshtruar diskutimit
të një auditori të gjerë dhe më pas janë pasqyruar në botim.
|
|
 |
Reviste periodike tre-mujore "LIGJI Mundesi
zhvillimi për
Grate"
Ky botim na dha
mundësinë të publikonim në gjuhët shqip dhe anglisht pjesë
nga raporti alternativ ?Gjendja e dhunës në Shqipëri?,
paraqitur pranë Komitetit të Kombeve të Bashkuara kundër
Torturës, Gjenevë, maj 2005. Tematika e artikujve të
publikuar në këtë numër të revistës është e larmishme dhe
shërben për njohjen e konventave ndërkombëtare për gruan, si
dhe të instituteve të krijuara me ligj.
|
 |
"Trajtesa Juridike dhe
Sociale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje"
Ky botim u realizua nga revista juridike
"LIGJI: Mundësi Zhvillimi për Gratë" botim i QAG-së dhe
revista juridiko-shkencore "Jeta Juridike? botim i Shkollës
së Magjistaturës, financuar nga UNICEF në kuadër të
projektit me titull ?Trajnimi i Profesionistëve të Sistemit
të Drejtësisë për Dhunën në Familje" |
 |
Fletpalosje
Kjo fletëpalosje synon të rrisë nivelin e
njohurive të komunitetit për mjetet ligjore që ofron ligji
nr.9669, datë 18.12.2006, ?Për masat ndaj dhunës në
marrëdhëniet familjare?.
|
|
|