Revista profesionale ligjore "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë"

Revista profesionale ligjore, "Ligji-Mundësi zhvillimi për gratë", nr.1(18), mars 2008 i është dedikuar në mënyrë të vecantë cështjeve të ligjit e të drejtësisë ...

 

 

"Monitorimi i vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për vitet 2001-2003, në çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore
 

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA

Aleanca Gjinore per Zhvillim

Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut - GSHDNJ

Komiteti Shqiptar i Helsinkit - KSHH

Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Shoqata ?Ne Dobi te Gruas Shqiptare? - UAW

DEKLARATE PER SHTYP

 

Qeveria shqiptare, shoqeria civile dhe familja duhet te marre masa urgjente per te parandaluar rastet e vetevrasjes se femijeve

 

Gjashte organizatat krysore per te drejtat e femijeve, grave dhe te njeriut ne Shqiperi (Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi ? CRCA, Aleanca Gjinore per Zhvillim, Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ? GSHDNJ, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ? KSHH, Qendra per Nisma Ligjore Qytetare, Shoqata ?Ne Dobi te Gruas Shqiptare? ? UAW), po ndjekin me shqetesim te thelle rastet e fundit te vetevrasjes se femijeve ne Shqiperi.

 

Sipas te dhenave deri me sot 8 femije kane vrare veten ne gjithe Shqiperine, ne nje shfaqe tragjike te vete-flijimit dhe protestes ndaj realitetit me te cilin ata jane perballur. Keto ngjarje jane pjese e krizes dhe stresit qe po kalon familja shqiptare, mugeses se shpreses per te ardhmen, si dhe ushtrimit te dhunes ne familje dhe ne shkolle. Ne besojme se mungesa e komunikimit ne familje dhe modelet autoritare te disiplinimit te femijeve ne familje dhe ne shkolle, jane nder shkaqet e tjera te vete-flijimit te femijeve.

 

Ne kemi pritur keto dite qe te kete nje reagim nga Qeveria shqiptare dhe nga shoqeria civile ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise dhe as Ministria e Arsimit nuk kane parashtruar perpara opinionit publik dhe femijeve ne Shqiperi asnje mase parandaluese qe mund te frenoje fenomenin. Kjo tregon edhe nje here sesa pak vemendje institucionet e Qeverise shqiptare i kushtojne femijeve dhe te drejtave te tyre ne Shqiperi. Sa femije te tjere duhet te vetevriten ne Shqiperi qe Qeveria shqiptare dhe Ministrite perkatese te kujtohen te marrin masa per parandalimin e vetevrasjeve per femijet dhe te rinjte ne Shqiperi.

 

Duke patur parasysh te gjitha rastet e perseritura te vetevrasjes se femijeve dhe te rinjve, Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi ? CRCA, Aleanca Gjinore per Zhvillim, Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ? GSHDNJ, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ? KSHH, Qendra per Nisma Ligjore Qytetare, Shoqata ?Ne Dobi te Gruas Shqiptare? ? UAW, i rekomandojne sa me poshte Qeverise Shqiptare, Ministrise se Shendetesise, Ministrise se Arsimit, familjeve dhe shoqerise civile ne Shqiperi:

 

-         Qeveria shqiptare duhet te nxise Institutin e Shendetit Publik per pergatitjen e nje studimi te shpejte mbi stresin, depresionin dhe dhunen ndaj femijeve.

 

 

-         Ne nxisim Qeverine shqiptare, qe ne bashkepunim me shoqerine civile, te filloje nje fushate masive te ndergjegjesimit te opinionit publik mbi masat qe mund te merren per shmangien e vete-vrasjes tek femijet dhe te rinjte.

 

-         Ne nxisim Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Arsimit qe te pergatisin nje Plan Kombetar te Masave per permiresimin e shendetit mendor te femijeve dhe te rinjve ne Shqiperi.

 

-         CRCA nxit Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Arsimit qe te pergatisin brenda nje kohe te shkurter nje raport te njohjes dhe vleresimit te shendetit mendor te femijeve dhe te rinjve ne Shqiperi. Te dhenat e ketij raporti duhet te sherbejne per pergatitjen e Planit Kombetar te Masave te permiresimit te shendetit mendor te femijeve dhe te rinjve.

 

-         Ministria e Arsimit duhet te marre masa te menjehershme per te eleminuar sistemin e berjes se njohur te notave te femijeve perpara klases. Notat e femijeve jane nje çeshtje personale e femijes dhe familjes se tij, dhe si rrjedhim berja e tyre e njohur mund te shkaktoje edhe vetevrasjen e femijeve.

 

-         Ne inkurajojme te gjithe partneret e shoqerise civile, OJF-te, Universitetet, Fakultetin e Piskologjise dhe ate te Punes e Çeshtjeve Sociale, ekspertet e te drejtave te femijeve, qe te ngrene zerin e tyre per ndalimin e dhunes ndaj femijeve, si dhe ndergjegjesimin e opinionit publik per pasojat e dhunes tek femijet.

 

-         Se fundi, ne i kerkojme te gjitha familjeve dhe prinderve ne Shqiperi qe te ndalojne perdorimin çdo forme te rrahjes, goditjes, dhunimit, kercenimit ose presionit ndaj femijes, ne menyre qe te sigurojne mire-rritjen e femijes se tyre. DHUNA SJELL VETEM DHUNE.

 

 

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi ? CRCA, Aleanca Gjinore per Zhvillim, Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ? GSHDNJ, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ? KSHH, Qendra per Nisma Ligjore Qytetare, Shoqata ?Ne Dobi te Gruas Shqiptare? ? UAW jane eshte e gatshme qe te asistoje Qeverine shqiptare dhe institucionet e saj per te mbrojtur dhe promovuar nje shoqeri pa dhune dhe pa vete-vrasje ne Shqiperi. Nuk mund te kete integrim europian te Shqiperise pa respektuar dhe garantuar te drejtat e femijeve, te cilet jane e sotmja dhe e ardhmja e ketij vendi.

 

Personat nenshkrues te deklarates:

 

Altin Hazizaj                    Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi ? CRCA

Eglantina Gjermeni        Aleanca Gjinore per Zhvillim

Elsa Ballauri                     Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ? GSHDNJ

Vasilika Hysi                    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ? KSHH

Aurela Anastasi             Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Sevim Arbana                  Shoqata ?Ne Dobi te Gruas Shqiptare? ? UAW

 

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare,
Adresa: Rr "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tirane-Albania.
P.O BOX 1549 - Tel 00355 4 2 259 795 - Fax 00355 4 2 241 914

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorëve nga 17 Prill 2009